"Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Evropian" - NACIONALE

"Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Evropian"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar zgjedhjen si eurodeputet, Adnan Dibrani.

Urime Adnan! Rrezultatet preliminare dhe raportimet e mediave suedeze po tregojnë se, z. Adnan Dibrani, është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar mandatin e eurodeputetit dhe nga sot, në 5 vitet e ardhshme do të jetë eurodeput në Parlamentin e Evropës.” – ka shkruar ai.

Adnani, ka lindur në Mitrovicë, si i ri emigroi në Suedi, atje kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe poashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku e ndihmoi shumë” – ka shkruar Tahiri në Facebook.

Lajme të ngjashme