ADMOVERE: MASHTI miratoi tekst shkollor me autorë plagjiatorë - NACIONALE

ADMOVERE: MASHTI miratoi tekst shkollor me autorë plagjiatorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata Joqeveritare ADMOVERE ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka miratuar tekst shkollor me autorë plagjiatorë.

Sipas ADMOVERE, në tekstet që ka miratuar MASHT ka autorë që janë plagjiatorë si Bujar Dugolli dhe Selim Bezeraj.

Në tekstin shkollor «Edukatë Qytetare 9» të Shtëpisë Botuese «Irisoft», autorë të të cilit janë Alba Kreka, Selim Bezeraj dhe Bujar Dugolli, shënohet se teksti është «miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit»Dy bashkautorët e këtij teksti, Bezeraj dhe Dugolli tanimë janë të njohur për publikun si plagjiatorë të dëshmuar.”, thuhet në reagimin e tyre.

Duke i pasur parasysh faktet e sipërpërmendura, ADMOVERE shpreh indinjatën më të skajshme lidhur me një vendim të tillë të MASHTI-t. Tekstet shkollore nuk duhen parë si mundësi e rehabilitimit të plagjiatorëve, të cilët nuk përfaqësojnë as kredenciale morale e as akademike. Një vendim i tillë, që nxënësve të klasës së IX ua servon librin e Edukatës Qytetare, bashkautorë të të cilit janë dy plagjiatorë, Bezeraj dhe Dugolli, është qartë skandaloz dhe i papranueshëm. ADMOVERE është thellësisht e tronditur dhe e zhgënjyer me këtë vendim të MASHTI-t dhe fton mekanizmat kompetentë ta rishikojnë sa më shpejtë që është e mundshme. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje mësimdhënësve të Edukatës Qytetare, prindërve e nxënësve të klasës së IX, që ta refuzojnë prerazi këtë libër! Ne do të përcjellim nga afër hapat e mëtejmë të MASHTI-it karshi këtij libri, sepse nuk mund të lejojmë që të legjitimohet plagjiatura!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme