Admirali amerikan takon Kurtin: Diskutimet u përqëndruan në aktivitetet e KFOR-it - NACIONALE

Admirali amerikan takon Kurtin: Diskutimet u përqëndruan në aktivitetet e KFOR-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Admirali amerikan, Stuart Munsch, që është komandant i Forcave Aleate në Napoli, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra e admiralit amerikan, theksohet se diskutimet u përqëndruan në aktivitetet e KFOR-it.

Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme