Administrata e Trumpit urdhëron 500 trupa shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar shpejt 500 trupa shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington pas të shtënave ku mbetën të plagosur dy pjesëtarë të saj.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se presidenti Trump ka kërkuar nga ai që të dërgojë ushtarë shtesë në kryeqytet, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Aktualisht, 2.188 pjesëtarë të Gardës Komëbtare janë pjesë e task-forcës që operon në Uashington, sipas përditësimit më të ri të të dhënave qeveritare.
Guvernatori i Virgjinias Perëndimore fillimisht kishte thënë se dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare kishin vdekur pas të shtënave, por ai më vonë e ndryshoi deklaratën.
Sipas drejtorit të FBI-së, Kash Patel, dy pjesëtarët e plagosur janë në gjendje kritike.