Adem Grabovci vizitë në Hagë, takon krerët e UÇK-së që po mbahen të arrestuar - NACIONALE

Adem Grabovci vizitë në Hagë, takon krerët e UÇK-së që po mbahen të arrestuar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka udhëtuar drejt Hagës ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së.

Në një postim në facebook, Grabovci ka thënë se të akuzuarit janë të fortë dhe të rekaksuar, madje të bindur në triumf.

POSTIMI:

,,Ne shesh-betejën për drejtësi”

Ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin e lavdinë për shokët që na mungojnë shumë, jashtë çdo thënie e përshkrimi. Por kësaj radhe ishim bashk me Frederik Kalaj, kryepriftin e kishës shqiptare në Detroit (SHBA) dhe me shokun tim të Burgut, ish të Burgosurin politik, aktivistin e paepur të çështjes kombëtare z.Xhevat Ademin, të cilët këtë vizitë e bënë edhe me të veçantë.

Të fortë, të relaksuar dhe të bindur ne triumf të drejtësisë e ri-konfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare.

Siç e tha me shumë emocion krye-prifti Kalaj, lufta mbrojtëse ndaj popullatës civile, pa dallime feje, partie e etnie është vlera ma e madhe e luftës sonë. Këtu beteja është, jo për individet, por për të ardhmën e gjithë kombit.

Kemi fituar beteja e beteja, do e fitojmë edhe ketë, si komb të bashkuar.

#uçk #çlirimtar #hagë #drejtësi.

Lajme të ngjashme