“Absolutisht jo”, Ymeri kundërshton pohimin e Aganit se “babai e bën personalitetin e fëmijës më të kompletuar në aspektin psikologjik”
Në një debat të ndezur teksa trajtohej tema e rolit të prindit burrë në rritjen e fëmijëve, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe analisti Visar Ymeri u përplasën në emisionin "Debat Plus".
Debati nisi pasi Ymeri kujtoi se në Kosovë dhe në nivel global, ka shumë fëmijë që rriten vetëm nga nënat e tyre, dhe, sipas tij, disa prej tyre kanë dalë shumë më të mirë se ata të rritur në familje me dy prindër formalë.
“Botërisht, edhe në Kosovë, ka fëmijë që rriten prej nanës. Bilë për shkak të historisë tonë ka pasur shumë raste të tilla e të i cilët kanë dalë shumë më të mirë se sa prej familjeve që i kanë pasur formalisht dy prindërit e që s’kanë qenë funksional. Familja funksionale është familje harmonike. Nuk ka të bëjë ajo. Fakti që i ki dy prindër, s’e bën familjen funksionale.” - tha Ymeri.
Megjithatë, Agani kundërshtoi duke thënë babi e bën "më komplet në aspektin psikologjik".
“Personalitetin e fëmiut e bën më komplet në aspektin psikologjik”, tha Agani
Ymeri mbeti i palëkundur në besimin se një familje funksionale është ajo që është harmonike.
Agani insistoi në pikëpamjen se babai kontribuon në aspektin psikologjik të një fëmije, ndërsa Ymeri e kundërshtoi duke e parë figurën e babait më shumë si një figurë simbolike në aspektin psikologjik.
“Po këto janë postulate shkencore”, tha Agani
“Jo. Bash në psikologji dhe psikoanalizë baba është figurë. Nuk është biologji. Absolutisht jo”, institoi Ymeri.