Abrashi: Opozita po tenton të degradojë takimin e Kurtit në Amerikë - NACIONALE

Abrashi: Opozita po tenton të degradojë takimin e Kurtit në Amerikë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi i është përgjigjur në një deklaratë të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhënë në emisionin “Pressing”, ku tha se Kurti udhëtoi në SHBA si asistent i presidentes Vjosa Osmani.

Abrashi ka thënë se nuk e kupton pse Krasniqi jep deklarata të tilla.

“Sikurse mos t’kishe qenë hipotetikisht Vjosa Osmani, këta do të thonin është bërë nga z. Dugolli, ose nga dikush tjetër, se ka qenë takim privat. Po e shoh një tendencë nga krerët e opozitës për ta degraduar takimin. Këtë po e shoh edhe te Memli”, ka thënë ai në T7.

Ai ka thënë se deklarata e Krasniqit mund të jetë bërë për konsum publik.

“Pse o burrë? Fotografia dul, lajmi dul që takimi me Sekretarin e Shetit u bë. Mund të jetë deklaratë për konsum publik”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se edhe Jeffersonin me ngjallë e me u taku, prapë kishin gjetë një fije ku me u kapë.

“Duke bërë opozitarizmin e PDK-së, AAK-së, LDK-së, po them edhe Jeffersonin me ngjallë e me u taku, prapë kishin gjete një fije ku me u kapë dhe me thënë që Albin Kurti është anti-amerikan”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme