Abrashi i VV-së e pranon: Nuk e kam pa draft-statutin e Asociacionit, e kam pa raportimin e kryeministrit në Kuvend
Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka dhënë një intervistë mbrëmë në ATV. Më saktë, ai u intervistua nga gazetari Fdian Jupolli, i cili e pyeti nëse e ka pa draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Deputeti i VV-së deklaroi se nuk e ka parë draft-statutin.
“Nuk e kam pa draft-statutin. Ajo që kemi pa është raportimi i kryeministrit në Kuvend” – deklaroi Abrashi në DPT te Fidani.