ABK-ja nënshkruan memorandum me Ministrinë Mbrojtjes: Zbritje nga 5-50 për qind të produkteve për FSK-në - NACIONALE

ABK-ja nënshkruan memorandum me Ministrinë Mbrojtjes: Zbritje nga 5-50 për qind të produkteve për FSK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca Kosovare e Bizneseve, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes, që udhëhiqet nga ministry Armend Mehaj. Sipas njoftimin, memorandum synon të thellojë bashkëpunimin mes dy entiteve që nënshkruan këtë memorandum.

“Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kane shprehur vullnetin dhe gadishmerinë për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore.” – shkruhet në njoftimin.

Në fjalën e tij, Agim Shahin, kryetar i ABK-së ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes.

“Njëherit ju përgezoj për punën që po e beni si Ministri e Mbrojtjes, ndersa ju si FSK cdo ditë e më shumë po na beni krenar si Ushtri e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si cdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tonë.”- theksoi Shahini.

* Artikull i sponsorizuar

Lajme të ngjashme