Abdullahu i PDK-së: 'Hakmarrja financiare' e Qeverisë ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga VV-ja - NACIONALE

Abdullahu i PDK-së: 'Hakmarrja financiare' e Qeverisë ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga VV-ja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu po e sheh si hakmarrje financiare ndarjen e mjeteve buxhetore vetëm për komunat ku kryetarët e tyre janë nga partia në pushtet – Vetëvendosje.

Abdullahu ka thënë se me këtë veprim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e kompenson atë që nuk ka mundur ta bëjë në zgjedhjet komunale.

Më tej, ai nënvizon se qasja e Kurtit është “diktaturë tipke populiste".

Më poshtë gjeni shkrimin e z. Abdullahu:

'Hakmarrja financiare' e Qeverisë

Kurti atë që nuk ka mundur ta arrijë në zgjedhjet komunale me vota demokratike, po e kompenson me hile si Qeveri duke favorizuar katër komunat që qeverisen nga Vv.

Kjo është hakmarrje financiare ndaj qytetarëve që nuk e kanë votuar. Diktaturë tipike populiste!

Lajme të ngjashme