Abdixhiku viziton ekspozitën “Reporting House”: Është mësim rifreskues dhe i vlefshëm në këtë kohë - NACIONALE

Abdixhiku viziton ekspozitën “Reporting House”: Është mësim rifreskues dhe i vlefshëm në këtë kohë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar ekspozitën “Reporting House”.

Abdixhiku ka thënë se kjo është një ndër ekspozitat më domethënës dhe e bukur e pasluftës në Kosovë.

“Nëpërmjet një koleksioni të përzgjedhur me plot kujdes, besa dhe shije, ekspozita shpaloste materiale nga media botërore e vendore, nga viti 1987 deri tek viti 2000 mbi Kosovën. Të 1 mijë e 773 metrat katrorë, të hapësirës së ish shtëpisë së mallrave ‘Gërmia’, ishin përshtatur mu për këtë ekspozitë, duke i dhënë kështu veprave ndjenjën fizike të kthimit në kohë.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Ai ka bërë thirrje që të vizitohet.

Shkrimi i plotë:

REPORTING HOUSE, një ndër ekspozitat më domethënëse e më të bukura të pasluftës në Kosovë. 🙌

Jeta Xharrës e kuratorit Gaz Ejupi, e nëpërmjet tyre dhe gjithë kontribuuesve, realizatorëve e artistëve të kësaj ekspozite u shpreha gjithë vlerësimin tim për një manifestim sa të hollë e aq përmbajtësor. Them se kanë arritur mjeshtërisht të përmbledhin një copë historie - thelbësore për fatin tonë - që në secilën pamje ribëhej e gjallë e kështu të shëtiste nëpër kohë.

Nën shoqërimin e tyre e të Donika Shahinit, së bashku me Sibelin kaluam nëpër secilën vepër të prezantuar në ekspozitë.

Nëpërmjet një koleksioni të përzgjedhur me plot kujdes, besa dhe shije, ekspozita shpaloste materiale nga media botërore e vendore, nga viti 1987 deri tek viti 2000 mbi Kosovën. Të 1 mijë e 773 metrat katrorë, të hapësirës së ish shtëpisë së mallrave ‘Gërmia’, ishin përshtatur mu për këtë ekspozitë, duke i dhënë kështu veprave ndjenjën fizike të kthimit në kohë.

Prandaj, në këto ditë vere, gjeni kohë e vizitoni këtë ekspozitë. Përveç se rikujtim, është dhe mësim rifreskues dhe i vlefshëm në këtë kohë. Veçmas në këtë kohë!

Lajme të ngjashme