Abdixhiku viziton disa familje në Malishevë: Brengat e tyre na prekin të gjithëve - NACIONALE

Abdixhiku viziton disa familje në Malishevë: Brengat e tyre na prekin të gjithëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vazhduar vizitat në familje në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë.

Abdixhiku përmes një postimi, ka bërë të ditur se është mirëpritur ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra, duke shtuar se brengat e tyre prekin të gjithë.

Vizitat në familje i vazhdova në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë. U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike - madje dhe vet rrymës - e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se me udhëheqjen e duhur, mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara.

Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap!” – ka përfunduar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme