Abdixhiku uron Pashkët: Le të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Ai ka shkruar në rrjete sociale, duke kërkuar punë për të ardhme më të mirë për Kosovën.
Postimi:
“Të dashur qytetarë të besimit katolikë,
Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore. Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.
Gëzuar Pashkët!”