Abdixhiku "thumbon" koalicionin AAK-NISMA, i quan "fronti i bashkuar opozitar"
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu ka reaguar ndaj pushtetit dhe ka thumbuar koalicionin AAK-NISMA duke i quajtur “fronti i bashkuar opozita”.
Abdixhiku ka thënë se pushteti dhe koalicioni AAK-NISMA po merren me të, dhe ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë.
“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”. Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë. Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë.” – ka shkruar Abdixhiku.
Ai tutje ka thënë se Rruga e Re e LDK-së është zgjidhja dhe sipas tij zgjidhje nuk është as pushteti dhe as koalicioni AAK-NISMA.
“Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha. Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë.” - ka përfunduar Abdixhiku.