Abdixhiku thirrje Francës për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave - NACIONALE

Abdixhiku thirrje Francës për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot.

Ata folën për ndryshimet politike në vend, për përpjekjet integruese të Kosovës dhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të lëshuar nga LDK-ja, thuhet se Abdixhiku ka kërkuar që Franca të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në përpjekjet e saj për t'iu bashkuar komunitetit euroatlantik, veçanërisht përmes mbështetjes politike për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimit të vizave.

Abdixhiku shprehu mirënjohen dhe falënderimet për kontributin e Francës në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme