Abdixhiku tash flet për sulmet e VV-së: Cenuan besimin për partneritet - NACIONALE

Abdixhiku tash flet për sulmet e VV-së: Cenuan besimin për partneritet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është adresuar me një video-mesazh pas qëndrimit të subjektit të tij politik lidhur me krizën politike në vend.

Pas mbledhjes së sotme me grupin parlamentar, LDK-ja ka vendosur të tërhiqet nga kërkesat për pozita, ndërsa ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e një presidenti apartiak, pa qenë pjesë e qeverisjes.

“Kam ofruar ide për transformimin e Kosovës…kam besuar se më LDK-në në qeverisje do të bëheshin punë të mira për Kosovë…Ia kemi njohur VV-së të drejtën për të pasur kryeministrin dhe kryetarin e kuvend, për LDK-në kemi kërkuar një rol të denjë në qeverisje dhe pozitën e presidentit. Propozimi ynë u refuzua. LDK-së iu ofruan vetëm tri ministri, ndërsa për veten mbanin gjithë ekzekutivin, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit.”, ka thënë Abdixhiku në këtë video.

Sipas tij, përveç refuzimit të propozimit të LDK-së, VV-ja ka vazhduar edhe me sulmet ndaj kësaj partie, duke cenuar besimin mes subjekteve politike.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj LDK-së e cenuan besimi pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë partneritet”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme