Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për situatën politike dhe formimin e institucioneve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike, si dhe nevoja për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe funksionale.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përgjegjësisë politike, duke vënë në pah pritjet e qytetarëve për institucione që u shërbejnë atyre dhe garantojnë zhvillim e mirëqenie. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke e cilësuar atë si partnere kyçe dhe aleate të rëndësishme të Kosovës.