Abdixhiku takohet me krijues vendor në “Lagjën e Artistëve”
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka takuar krijues vendor në “Lagjën e Artistëve”.
Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ka vizituar atelietë e tyre.
“Vizitova të 14 atelietë e tyre në këtë rrugë të gjallëruar së fundmi të lagjes Ulpiana. Ju ftoj t’i vizitoni vet secilën ditë; dhe nga aty të kuptoni veçantinë e secilit prej tyre.
Fuqia e artit të krijuesve tanë shkon përtej atelieve përplot ëndrra që kanë. Sepse arti flet për identitetin tonë, historinë tonë e të ardhmen që provojmë ta bëjmë! Kur ky art shpërthen kufijtë, ai bëhet mjet i fortë i diplomacies”.
Tutje, ai ka shtuar:
“Me Sibelin, mbështetja e së cilës për komunitetin artistik vazhdon të jetë vërtetë inspiruese, qëndruam mes artistëve si Saba Berisha Ismajli, Arianit Lakna, Agron Mulliqi, Merita Myderrizi Maloku, Vjosa, Bujari Maliqi, Suara Ismajli, Anton Krasniqi, Luljeta Rama Muçaj, Besiana Kastrati - Cebi, Fehmi Hoxha, Refki Gollopeni e Dioneta Kabashi”.