Abdixhiku sot në Fushë Kosovë me “Turneun e Ndryshimit”
“Turneu i Ndryshimit” i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mbahet sot në Fushë Kosovë prej orës 19:00 në shkollën fillore “Mihal Grameno”.
Mbrëmë LDK dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ishin në tubim në Prizren.
Ky turne, ka nisur ditë më parë dhe Abdixhiku ka bërë të ditur se do të mbahet në 10 qytete të Kosovës si dhe në Diasporë.
Në këtë turne, Abdixhku, ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.