Abdixhiku: S’kemi apetit për kryetarin e Kuvendit, figurë ceremoniale
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti nuk ka “apetit” për postin e kryetarit të Kuvendit.
Ai pas takimit me Kurtin ka thënë se kjo është “figurë ceremoniale”.
“Ishte një takim i mirë, i mbarë, ku u trajtuan çështje të ndryshme programore, politike, të ardhmen strategjike. Do të përpiqemi në ditët në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore. LDK qëndron brenda parimeve të bëra tashmë publike.
Do të vazhdojnë takimet me këtë vullnet të mirë, nëse s’bëjmë asgjë, e vetmja gjë e garantuar janë zgjedhjet e reja. Prandaj marrim pjesë në takime. Në këtë përpjekje tonën, do të insistojmë që të ruhet demokracia, dhe nëse LDK-ja mund të arrijë partneritet të ndihet e përfaqësuar.
Nëse deri më datë 6 gusht nuk ndodhë asgjë, kemi kërkuar të procedohet tutje me konstituimin e Kuvendit, sepse LDK nuk ka asnjë apetit për kryetarin e Kuvendit, është figurë ceremoniale. Për çështje të tjera, kemi afat kohë shtesë, sa më herët, më mirë që bëjmë zgjidhje, sepse Kosova ka shumë përpara”, tha ai.