Abdixhiku shkon në Drenicë, viziton kullën e heroit Ismet Rrahmani
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot kullën e Heroit Ismet Rrahmani në Açarevë të Drenicës.
Ai ka thënë se me këtë vizitë e ka nderuar kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, i pari i LDK-së ka shkruar se me kwtw vizitw ka nderuar gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Këtë mëngjes, së bashku me Kujtimin, qëndruam në Drenicë, në Açarevë, në Kullën e Heroit Ismet Rrahmani. Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit Nderova kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen!”, ka shkruar Abdixhiku.