Abdixhiku: Rrugëtimi ynë po ndërtohet mbi vizionin për një të ardhme më të mirë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mbajti një tubim të madh në Istog. Ai e cilësoi këtë si një moment të veçantë dhe frymëzues për vizionin e LDK-së dhe për të ardhmen e Kosovës.
"Atmosferë e paharrueshme sonte në Istogun e njerëzve të punës dhe vlerave, plot me energji që ja rriti hovin Lidhjes sonë! Faleminderit Ilirit dhe secilit prej jush për këtë madhështi që na dhatë sonte.
Në këtë mbrëmje plot shpresë e dritë, Turneu i Ndryshimit e dëshmoi edhe një herë se ëndrra për Kosovën që duam po bëhet gjithnjë e më e prekshme." - ka shkruar ai.
Kandidati për kryeministër i kësaj partie shtoi se Istogu përbën shembullin frymëzues të asaj "që mund të arrihet kur qëndrojmë të bashkuar rreth një vizioni dhe një kauze - për jetë më të mirë dhe për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës"
"Istogu sonte ishte shembull frymëzues i asaj që mund të arrihet kur qëndrojmë të bashkuar rreth një vizioni dhe një kauze - për jetë më të mirë dhe për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës! Duartrokitjet dhe thirrjet e zjarrta që po i mbushin sallat e këtij turneu - nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë dhe sonte në Istog - janë shenjë e fortë se ndryshimi është afër, dhe se atë do ta bëjmë bashkë!", tha ai më tej.