Abdixhiku publikon video nga tubimi në Suharekë: Ankesat janë për të dobëtit, puna për të fortit
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka publikuar një video nga tubimi me qytetarë e aktivistë të kësaj parite në Suharekë.
Abidxhiku i ka ftuar të pranishmit që të besojnë në Republikën e Kosovës, duke thënë se vendi ka një histori të bukur përpara.
Tutje, Abdixhiku ka vlerësuar se ankesat janë për të dobëtit, ndërsa puna për të fortit.
“Me dashuri, nga Suhareka. Besoni në Republikën e Kosovës!” – ka shkruar Abdixhiku.