Abdixhiku poston video nga takimi në Obiliq: Ndryshimi i sotëm është misioni ynë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video nga tubimi i djeshëm në Obiliq.
Ai ka bërë me dije se ndryshimi është misioni i tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se Republika e Kosovës është ëndrra e gjithë qytetarëve.
“Sot nuk qëndroj para jush as për të nxitur urrejtje për tjetrin. Të ju ndajë në tradhtar e patriot; me mua apo me Serbinë. Nuk ka Kosovë të partive. Nuk ka Kosovë të individëve. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi i sotëm është misioni ynë!”, ka shkruar Abdixhiku.