“Abdixhiku po i jep oksigjen Kurtit që publikisht të duket konstruktiv”
Analisti Artan Muhaxhiri e ka cilësuar jopremtues takimin e katërt mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për presidentin.
Ai tha se Abdixhiku duhet të qartësojë sa vota të sigurta ka brenda grupit parlamentar të LDK-së.
Sipas Muhaxhirit, takimet po i japin Kurtit mundësi të paraqitet publikisht si konstruktiv.
“Abdixhiku po i jep pak oksigjen Kurtit që publikisht të dalë dhe të dëshmohet si person që është konstruktiv”, tha ai në KTV.