Abdixhiku për “Rrugën e Re”: Rrugë e domosdoshme për Kosovën - NACIONALE

Abdixhiku për “Rrugën e Re”: Rrugë e domosdoshme për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Rrugë identitare rugoviste”, e ka quajtur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku programin politik “Rruga e Re”.

Sipas tij ky program është rrugë për Kosovën, e domosdoshme, pasi që sjellë zgjidhje konkrete për problemet në Kosovë.

’Rruga e Re’ është rrugë për Kosovën, e domosdoshme. Është rrugë identitare rugoviste. Ne kemi një orë të riorganizimit mandatar që na ka dhënë qytetari. Duhet ta kuptoni konceptin e programit që kemi. Pas zgjedhjeve qendrore, kam qenë politikani i vetëm që kam dalë dhe fol me qytetarë. Kam bërë takime në 30 qytete, në bashkëbisedim të hapur Pastaj kemi takuar takime me mediat, shoqërine civile e ekspertë, ligjërues diplomat dhe sektorin privat. Kemi dalë me një program që në thelb ka tri kriza thelbësore." - ka thënë Abdixhiku në KTV.

Abdixhiku ka treguar se ky program do të publikohet në detaje në Konventën e LDK-së, e cila do të mbahet në nëntor.

Lajme të ngjashme