Abdixhiku për Muratin dhe Qeverinë Kurti: Një shtëpi e paditur, sot duhet t’i marrësh letrat dhe të shkosh në shtëpi - NACIONALE

Abdixhiku për Muratin dhe Qeverinë Kurti: Një shtëpi e paditur, sot duhet t’i marrësh letrat dhe të shkosh në shtëpi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Projekligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Abdixhiku i reagoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, për të cilin tha se sot duhet të jap dorëheqje.

"Ministri i Financave, paramendojeni ministër i Financave, tha një produkt që vjen në kufi me 1 euro e 20 cent dhe shitet 2.20 në start i ka fitim 1 euro. Këtij ministri duhet t’ia japësh dokumentet edhe ta çosh në shtëpi. Një shtëpi e pa ditur”, ka thënë ai.

Më tej, i pari i LDK-së tha se me këtë Projekligj do të dëmtohen mijëra dyqane të vogla.

Lajme të ngjashme