Abdixhiku për Murtezajn: Aq demokratike është LDK-ja, sa i përdorin edhe fjalët e partive të tjera për të na sulmuar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar kritikat e Avdullah Hotit e Valon Murtezajt.
Ai ka thënë se nuk i sulmon njerëzit e LDK-së, por kritikat e tyre janë me fjalët e partive të tjera.
“Nuk do të dëgjoni sulme nga unë ndaj njerëzve të LDK-së, pse dikush nuk është i përfshirë në trupat partiak, nuk do të thotë se asnjëri nuk është përfshirë. Më 15 maj kemi pasur grup të përbashkët, me votë unanime është votuar ideja e tillë e prezantuar para kryesisë e deputetëve. Të gjthë ata që provojnë ta sulmojnë LDK-në me terminologji të partive të tjera, asnjë fjalë ata që nuk e thonë për telashet e një pushteti që nuk ka as legjitimitet, nuk i bëjnë nder as vetes. Çështjet e brendshme i zgjidhim në Kuvendet e brendshme. Ka folur elektorati shumë qartë. Aq demokratike është LDK-ja sa edhe njerëzit që i propozoj i përdorin fjalët e partive të tjera”, tha Abdixhiku.