Abdixhiku: Për herë të parë në Kosovë, tri institucionet kryesore pa udhëheqës me legjitimitet demokratik
Lumir Abdixhiku deklaroi në emisionin Pressing se për herë të parë në Kosovë, tri institucionet kryesore – Kryeministria, Presidenca dhe Kuvendi – janë pa udhëheqës me legjitimitet demokratik.
“Për herë të parë në vendin tonë, tri institucionet bazike Kryeministrinë, Presidencën, Kuvendin, i ke pa zot shtëpije me legjitimitet demokratik”, deklaroi Abdixhiku.
Ai shtoi se Kosovës i nevojitet balancë demokratike dhe jo që vendimmarrja të përqendrohet tek një person i vetëm.
“A dojmë të kemi një shtet ku një njeri pyetet për gjithçka dhe të tjerët nënshtrohen apo e dojmë balancën demokratike dhe unë sinqerisht besoj që edhe po të ishte puna tek unë, është më mirë të ketë balance se sa kontroll nga një individ. Për herë të parë në vendin tonë ke ushtrues detyre të Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, tri institucionet bazike i ke pa zot shpije me ligjitimitet demokratik”, tha Abdixhiku.