Abdixhiku: Për fjalën time lejohen mediat, pas Kuvendit kemi konferencë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie, i cili u thirr pikërisht për shkarkimin e tij.
Abdixhiku ka refuzuar të flasë para gazetarëve, duke thënë se do të mbajë fjalim.
Të njëjtin, mediat mund të përcjellin ndërsa pas përfundimit të punimeve të këtij Kuvendi, do të ketë konferencë.
“Tash i nisim punimet, do ta mbajë fjalën hyrëse kur përgjigjem për të gjitha çështjen, pasi përfundon Kuvendi kemi konferencë për media.
Për fjalën time, po”, ka thënë ai.