Abdixhiku: Patriotizmi ynë është central me gaz, aleancë me jashtë, shtetësi e siguri
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se patriotizmi i kësaj partie përkthehet në investime strategjike, aleanca të forta me partnerët ndërkombëtarë dhe forcim të shtetësisë e sigurisë së Kosovës.
Sipas Abdixhikut, LDK-ja realizon projektet që premton dhe nuk merret me promovimin e investimeve të vogla si arritje të mëdha.
“Kur themi se do ta ndërtojmë autostradën, e ndërtojmë autostradën. Nuk përurojmë vadë në Lupç apo urë në Saradran. Vadën në Lupç dhe urën në Saradran do t’i bëjmë pjesë të muzeut, si dëshmi e mënyrës se si dukej komunizmi në Kosovë në një periudhë të caktuar. Kur themi se do ta ndërtojmë centralin me gaz, zgjedhim gazin amerikan. Kur flasim për aleancë me jashtë, flasim për Bondsteel-in amerikan. Kur flasim për shtetësi dhe siguri, flasim për NATO-n dhe Amerikën”, ka deklaruar Abdixhiku.