Abdixhiku pas zyrtarizimit të Ramës: Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu - NACIONALE

Abdixhiku pas zyrtarizimit të Ramës: Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë mbajtur një mbledhje të ekipit të Prishtinës për zgjedhjet lokale.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se “Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu”.

“Pas zyrtarizimit të djeshëm të kandidaturës së Përparimit për Prishtinë, sot mblodhëm ekipin thelbësor të angazhimit tonë lokal e elektoral; si pikënjsje e finalizimit të programit zgjedhor, vazhdimit të vizionit për Kryeqytet e vet ekipit të fitores.

Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu.

Ekip i jashtëzakonshëm në Kryeqytet” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme