Abdixhiku pas fitores së LDK-së në Kushtetuese: Kurti e ministrat mburreshin me paditurinë - NACIONALE

Abdixhiku pas fitores së LDK-së në Kushtetuese: Kurti e ministrat mburreshin me paditurinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ia rrëzoi ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij mburreshin me këtë ligj dhe me paditurinë.

“Kryeministri e ministrat rend mburreshin me këtë ligj.

Kryeministri e ministrat mburreshin me paditurinë.

Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj.” – shkroi Abdixhiku ndër të tjera.

Lajme të ngjashme