Abdixhiku para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: Ditë shumë e madhe për LDK-në
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mbledhja e sotme e Këshillit të Përgjithshëm të partisë përbën një moment të rëndësishëm për LDK-në, në prag të fillimit të përgatitjeve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Para nisjes së mbledhjes, Abdixhiku u shpreh shkurt se partia do të jetë e bashkuar gjatë procesit zgjedhor.
“Ditë shumë e madhe për LDK-në, gjithë do t’i bëjmë bashkë”, tha Abdixhiku, sipas EO.