Abdixhiku: Nekibe Kelmendi ishte simbol i qëndresës, përkushtimi e ringritja e saj mbetet shembull
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video për figurën e Nekibe Kelmendit, e cila pati një ndikim të madh në historinë e re të LDK-së dhe Kosovës.
“Në nderim të gruas qëndrestare, Nekibe Kelmendi (1944-2011), përkushtimi e ringritja e së cilës mbetet shembull për secilin prej nesh”, ka shkruar Abdixhiku.
Ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi u nda nga jeta më 19 qershor të vitit 2011.
Kelmendi ishte bashkëthemeluese e LDK-së së bashku me themeltarin e kësaj partie, Ibrahim Rugova.