Abdixhiku me sezonë të dytë të podcast-it, fton edhe Jeta Xharrën
Kryetari i Lidhjes Demokratie të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vijuar të prodhojë serinë e re të podcast-it “Rruga e Re”, ku në këtë edicion vazhdues njoftoi ta ketë të ftuar edhe gazetaren Jeta Xharra.
“Mes një bashkëbisedimi krejt të lirë, risollëm jo vetëm kujtimet e Prishtinës në atë periudhë, por dhe memorien e përbashkët që kishim e që e gjetëm gjatë bisedës, për shumë ngjarje që mbesin nën dritën e historisë”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Sezoni i dytë i Podcastit ‘Rruga e Re’, nisë me tre mysafirë shumë të veçantë 🔥! Për nga rrëfimi, për nga kontributi, për nga përvoja e përjetimi i ngjarjeve që definuan fatin tonë.
Jeta Xharra, Gaz Ejupi e Donika Shahini, vijnë me rrëfimet e tyre krejt të veçanta mbi gazetarinë e periudhës së luftës dhe me reflektimin shumë mjeshtëror të bërë në ekspozitën ‘Reporting House’. 📹📝
Mes një bashkëbisedimi krejt të lirë, risollëm jo vetëm kujtimet e Prishtinës në atë periudhë, por dhe memorien e përbashkët që kishim e që e gjetëm gjatë bisedës, për shumë ngjarje që mbesin nën dritën e historisë.
Episodi i parë, i sezonit të dytë, transmetohet të hënën, me 15 korrik, nga ora 20:00 në faqen zyrtare të Lidhja Demokratike e Kosovës. Na ndiqni dhe në kanalet zyrrare të ‘Rrugës së Re’ në Spotify, TikTok e YouTube!
#rrugaere