Abdixhiku: Me Kurtin nuk mund të jemi në Qeveri, ai përfaqëson të kaluarën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me kryeministrin Albin Kurti asnjëherë nuk do të qeveriste.
Abdixhiku në T7 ka thënë se dallojnë nga Kurti, pasi që sipas tij kryeministri përfaqëson të kaluarën.
Kreu i LDK-së ka thënë se përfaqësojnë të ardhmen dhe janë të fokusuar në të ardhmen.
“Me zotëri Kurtin nuk mund të jemi në Qeveri, sepse jemi dy pole, dy alternativa, ai përfaqëson diçka tjetër, zotri Kurti përfaqëson të kaluarën ne përfaqësojmë të ardhmen. Ai është i ngarkuar me të shkuarën, ne jemi të interesuar për të ardhmen. Nuk mund të punojmë bashkë në një vend, dhe s’duhet të punojmë dhe nuk i bëjmë mirë vendit.” – ka thënë Abdixhiku.
