Abdixhiku kritika Kurtit për vizitën në Japoni: Ky njeri nuk di të qeverisë - NACIONALE

Abdixhiku kritika Kurtit për vizitën në Japoni: Ky njeri nuk di të qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vazhdimin e grevës në arsim pas vizitës së tij në Japoni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim, i pari i qeverisë ka zgjedhur të largohet për në Japoni.

Sipas tij, kryeministri Kurti "nuk di të qeverisë."

Kujtojmë që greva tashmë i ka bërë një muaj e dy ditë, dhe nuk ka shenja të paqes mes palëve.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim - rrinë në shtëpi - por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni.

Paaftësi dhe papërgjegjësi!

Ky njeri nuk di të qeverisë!

Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?

Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara - në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi.

Lajme të ngjashme