Abdixhiku mbërrin në ShBA, zhvillon takim të rëndësishëm në Departamentin amerikan të Shtetit - NACIONALE

Abdixhiku mbërrin në ShBA, zhvillon takim të rëndësishëm në Departamentin amerikan të Shtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si prijës i delegacionit të partisë së tij.

Siç mëson Nacionale, ai do të zhvillojë takim në Departamentin amerikan të Shtetit.

Nga LDK kanë thënë se takimin e parë zyrtar kreu i LDK-së do ta ketë me Asistentin e Zëvendës-Sekretares Karen Donfried, z. Gabriel Escobar.

Ky i fundit është edhe përfaqësues i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Me Abdixhikun kanë udhëtuar edhe tre anëtarë tjerë të partisë më të vjetër parlamentare në vendin tonë. Bëhet fjalë për Kujtim Shalën, Jehona Lushakun dhe Alush Gashin.

Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur shtyrje të vizitave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës për shkak të situatës në vend.

Nacionale do t'ju mbajë të informuar në lidhje me takimet e tjera të rëndësishme të Abdixhikut në ShBA.

Lajme të ngjashme