Abdixhiku: LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga NDI për të marrë pjesë në Konventën e Demokratëve në Çikago, por që në vend të tij e ka dërguar Alush Gashi.
Ai ka thënë se Gashi do të qëndrojë për katër ditë atje, duke shtuar se LDK-ja angazhohet për marrëdhënie të mira me dy partitë amerikane.
“LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci. Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identitar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare!” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
në Çikago. Në këtë Konventë kam deleguar profesorin e nderuar Alush Gashin, bashkëpunëtorin e ngushtë e anëtarin e Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Profesor Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës. Aty pritet konfirmimi i kandidaturës për Presidente nga radhët e demokratëve, nënkryetarës së tanishme Kamala Harris.
LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci. Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identitar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare!