Abdixhiku, Kurtit: Po rren, po shkel mbi trupat e njerëzve të vdekur - NACIONALE

Abdixhiku, Kurtit: Po rren, po shkel mbi trupat e njerëzve të vdekur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj akuzave të Kurtit për opozitën.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti po gënjen.

I pari i LDK-së është shprehur i bindur se Kurti e ka pranuar autonomi për serbët e Kosovës.

“E ka pranu. Po ju rren. Dokumenti do të del. E di çfarë po flasë, po ju rren, po ju mashtron. Ka dhënë autonom, jo më asociacion. E Kosova vazhdon me qenë e sanksionuar dhe kërkon njohje de facto, jo njohje de juro. Dhe këtu na flet po keni qef, ju kërkon juve, i kërkon ata. Po ju flet masave, e kuptoj, por nuk e mirëkuptoj. Sepse sot po shkelur mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë. Si flen ky njeri?”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se Kurti duhet të mbaj përgjegjësi që i ka mashtruar qytetarët e Kosovës për 10 vite.

“Duhet me mbajt përgjegjësi që e ke rrejt këtë vend për dhjetë vjet, kanë vdekur njerëz, ia ke humb të ardhmen këtij vendi. Tash bën propagandë, mos i mashtro këta njerëz, se dokumenti del”, është shprehur i pari i LDK-së.

Lajme të ngjashme