Abdixhiku jep detaje për ditën e dytë të vizitës në ShBA, takon senatorin Murphy - NACIONALE

Abdixhiku jep detaje për ditën e dytë të vizitës në ShBA, takon senatorin Murphy

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot ka takuar senatorin Christopher Murphy.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se vizitën e tij, e vazhdoi sot në Senatin e ShBA-së.

Ai ka thënë se me senatorin Murphy ka biseduan në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. Edhe në Senat shtrova kërkesën tonë për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, kreu i LDK-së ka thënë se sentaroi Murphy mbetet aktiv në rajoni, derisa tha se në takim u përmend edhe “nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik”.

“Mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë”, ka shkruar ai në fund.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Ditën e dytë të vizitës e nisa me takime në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Aty u prita nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik.

Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. Edhe në Senat shtrova kërkesën tonë për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik.

Mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë.

Lajme të ngjashme