Abdixhiku: Ishte takim i mirë, i mbarë – do të vazhdojmë me këtë vullnet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se do të vazhdojnë takimet me kryeministrin në detyrë, Albin Kuti “me këtë vullnet të mirë”.
Abdixhiku pas përfundimit të takimit u shpreh se kanë kërkuar që të procesohet me konstituimin e Kuvendit të Kosovës nëse deri atë ditë “nuk ndodhë asgjë”.
Ai u shpreh se për çështje të tjera kanë kohë.
“Ishte një takim i mirë, i mbarë, ku u trajtuan çështje të ndryshme programore, politike, të ardhmen strategjike. Do të përpiqemi në ditët në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore. LDK qëndron brenda partimeve të bëra tashmë publike.
Do të vazhdojnë takimet me këtë vullnet të mirë, nëse s’bëjmë asgjë, e vetmja gjë e garantuar janë zgjedhjet e reja. Prandaj marrim pjesë në takime. Në këtë përpjekje tonën, do të insistojmë që të ruhet demokracia, dhe nëse LDK-ja mund të arrijë partneritet të ndihet e përfaqësues.
Nëse deri më datë 6 gusht nuk ndodhë asgjë, kemi kërkuar të procesohet tutje me konstituimin e Kuvendit, sepse LDK nuk ka asnjë apetit për kryetarin e Kuvendit. Për çështje të tjera, kemi afat kohë shtesë, sa më herët, më mirë që bëjmë zgjidhje, sepse Kosova ka shumë përpara.
Për marrëveshje të mirë, LDK i ka të gjitha votat, për marrëveshje jo të mirë se ka as votën e kryetarit.
Kërkoj falje që s’mund të jap më shumë detaje. Po të kishim pajtueshmëri të plotë do ta shpallnim këtë marrëveshje, por jemi ende në process e tutje, mund të kemi takime në ditët në vijim, mund të presim konstituimin e Kuvendit.
President konsensual është secili që i merr 80 vota. Kemi pasë dakordancë të plotë, që marrëveshjet në tavolinë nuk e përmbysin rezultatin zgjedhor, s’kemi asnjë ide të konsestojmë rezultatin zgjedhor”, u shpreh Abdixhiku.