Abdixhiku: Gjëja më e dëshme që na ka ndodhur si shoqëri është varfëria e aspirimit të diçkaje
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, po prezanton 100 zotimet e programit “Rruga e Re”.
I pyetur nga analisti Dardan Sejdiu se si do të realizohen projektet e paraqitura nga LDK-ja, kreu i kësaj partie tha se shpeshherë edhe gjërat më elementare duken të pamundura për t'u realizuar për shkak të asaj që ai e quajti “vafëri e apsirimit të diçkaje”.
"Unë mendoj që gjëja më e rënë që na ka ndodhur si shoqëri është varfëria e aspirimit të diçkaje. Na është reduktuar ambicia aq shumë sa që edhe gjërat bazike. Ne jo vetëm që kemi mbetur prapa por kemi mbetur pa ambicie. Kur përuron ose projekti më i madh i qeverisë është një urë 2 metershe në Istog, natyrisht që tani gjërat tjera mund të duken edhe të pamundura për t’u bërë.” - deklaroi ai mes tjerash.