Abdixhiku: Humbja e të rinjve është dështim kombëtar
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se largimi i të rinjve nga vendi përbën një alarm serioz për Kosovën dhe se institucionet duhet të reagojnë me urgjencë për ta ndalur këtë trend.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Abdixhiku tha se të rinjtë janë pasuria më e madhe kombëtare dhe humbja e tyre nënkupton dështim si shoqëri dhe shtet.
“Në momentin që ne humbin të rinjtë tonë, pasurinë më të madhe kombëtare që e kemi, kemi dështuar si komb. Duhet të veprojmë shpejt dhe kjo shpejtësi veprimi nënkupton investime kapitale që Kosova nuk i ka parë tash e 27 vite”, ka deklaruar ai.