Abdixhiku flet për reforma brenda LDK-së: Durimi po bëhet i madh, ata që s’e kanë këtë bindje s’mund të na atakojnë gjithandej
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie, mes tjerash, foli edhe për reforma.
Ai tha se ata që s’e kanë bindjen në të njëjtën rrugë si partia, nuk mund të vazhdojnë ta sulmojnë.
Siç shtoi Abdixhiku, “durimi po bëhet i madh”.
“Reforma nuk është përjashtuese, por zgjeruese, natyrisht ata që nuk kanë bindje në këtë rrugë s’mund të vazhdojnë, kritikojnë, atakojnë LDK-në gjithandej.
Nëse dikush s’do me qenë më me këtë bindje, vision, në rregull, por ai që mban logon e LDK-së duhet të mbajë përgjegjësi sepse dëmi po bëhet i madh”, ka thënë ai.