Abdixhiku feston ditëlindjen e 40-të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku feston sot ditëlindjen e 40-të.
I pari i LDK-së këtë e ka bër të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ai erdhi në krye të LDK-së, pas dorëheqjes nga ajo pozitë të Isa Mustafës. Abdixhiku, ka filluar një reformë brenda Lidhjes Demokratike, rezultatet e së cilës janë përkthyer në rritje të mbështetjes qytetare, për dallim nga zgjedhjet e fundit.
Së paku kështu kanë treguar disa prej sondazheve.
"Në festën e 40-të, me dy dhurata të çmuara! Ju faleminderit secilit për urimet e ngrohta, e bashkërrugëtimin me kujtime përplot"- ka shkruar Abdixhiku.