Abdixhiku: Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithëherë na ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët. Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore”.
“Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit – le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashterrshme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri tjetrin”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.