Abdixhiku entuziast për kthimin e Osmanit në LDK: Në projektimin e një bashkimi të madh, e ka vendin e padiskutueshëm - NACIONALE

Abdixhiku entuziast për kthimin e Osmanit në LDK: Në projektimin e një bashkimi të madh, e ka vendin e padiskutueshëm

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës konsideron kthimin e Vjosa Osmanit në partinë që drejton, pranoi ai në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi.

Ai tha se ka “hapësirë të shkëlqyeshme dhe të rrallë” për një bashkim të, siç i quajti ai, “institucionalistëve dhe dashamirëve të republikës” në LDK.

Në këtë “projektim”, tha ai, “natyrisht se Vjosa Osmani e ka vendin e vet të padiskutueshëm.”

“Besoj që Osmani është presidente edhe për 25 ditë. Nuk besoj që i ndihmoj presidencës nëse i jap ngjyrim partiak. Pas 25 ditëve mendoj që ka hapësirë të shkëlqyeshme dhe të rrallë të ndodhë një gjë për të cilën jam shumë i interesuar të bëjë bashkimin e madh institucionalistëve të djathtës, të dashamirëve të republikës, në një lëvizje të madhe pro-perëndimore, zhbillimore, të matur e të ditur, që ofron dritë të vërtetë për vendin. Dhe në këtë kuptim hapësira diskutuese me Vjosën është më e mirë se që ka qenë ndonjëherë më parë. Do të ulemi të flasim. Patjetër. LDK i hap dyert e krahur për ata që besojnë. Natyrisht se Osmani (në atë projektim) e ka vendin e vet të padiskutueshëm. Bashkim ose bashkëpunim duhet parë,” tha Abdixhiku.

Lajme të ngjashme