Abdixhiku e Osmani vizitojnë dy kompani: Do të jemi me ta në çdo hap
Lumir Abdixhiku e Vjosa osmani kanë vizituar të enjten dy kompani.
Abdixhiku në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë parë nga afër kultivimin e bimëve aromatike dhe medicinale.
“Pamë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.
Do të jemi me ta në çdo hap”, ka shkruar ai.